top of page
Writer's pictureEda Zari

Nga Eda Zari: Këngëlutje

Këngëlutje kundër murtajës – dje. Këngëshpëtimi kundër “Vetmia-korona” dhe frikës – sot.



Tromaksja e njerëzve duhet të ketë qenë pothuajse skëterrë ferri kur, në Mesjetë dhe në periu-dhën e hershme moderne, flama e murtajës zbriti mbi qytete e fshatra dhe epidemia e kobshme u hapërda. Intervalet kohore në të cilat shfarosja masive u shtri në Perëndim dhe rajone të veçu-ara ishin aq të shkurtra, sa kujtesa në vetvete nuk mjaftonte të ngjallte përfytyrimin e frikshëm të vdekjes së papandehur që kish nisur tërsëllimën derë më derë. Si zakonisht besëtytnisë i ta-konte bindja –  ndëshkimi i Zotit për veprat e këqija. Ai shkaktoi mortjen tërësore dhe vdekja e papritur për mëkatarët, nënkuptonte mallkim të përjetshëm.


Si shpëtonjëse e parë në të gjitha rreziqet, në kri-shterimin e hershëm thërritej Virgjëresha Mari. Krahas Marisë, njerëzia u lutej shenjtorëve të tjerë mbrojtës, sidomos martirit Sebastian[1]. She-njtorët si Sebastian ose Rochus filluan karrierën e tyre si shpëtimtarë me damkë perëndie. Sipas legjendave thuhej se ky luftëtar shenjtor kish qenë ndërmjetës mes zotit dhe mëkatarëve kur Sebastiani shmangu murtajën në shek.6/7 në Romë dhe në Lombardi. Mandej nga shekulli i 15-të, veprat e shenjta dhe ku-rimi i mallkimeve të “epërme” nisën të kryen përmes artit; Lutja dhe kënga deri më atë kohë në këtë kontekst ishin pak të hulumtuara. Këngët thu-rnin la-vde, thi-rrnin lutje nderimi ndaj shenjtorëve shërues dhe ruajtësve ndaj epidemisë së murtajës.



Këngëlutja me motivin më të njohur ishte ajo e nderimit të mantelit mbrojtës së Shën Marisë  “Subtuum prae-sidium”[2]. Ky mantel simbolizonte mbrojtje nga shigjetat e murtajës, të cilat shpesh sipas besimtarëve qëlloheshin nga engjëj dhe konsideroheshin si ndëshkim i Zotit. Po kë-shtu ishin edhe këngët kushtuar shenjtorit të murtajës Shën Sebastianit ose Aegidius. Në këtë periudhë përmendet ngulmazi roli i këngëtoreve gra të klasës së mesme: murgesha, mami aske-te, por edhe magjistare deri edhe gra lypsare. Sidoqoftë, këto grupime këngëtoresh ishin ato që patën guxim dhe, përmes veprave të tyre mirasjellëse, ndoqën veprat e mëshirës së Krishtit dhe urdhërimin e bamirësisë. Nuk është për t’u habitur që intensiteti i këndimit të lutjes u bë veçanë-risht i rëndësishëm në kohë sëmundjesh dhe pandemish gripale. Epidemia shkatë-rruese e mu-rtajës që shpopulloi pjesë të mëdha të Perëndimit rreth mesit të shekullit XIV u bë shkas që Papa Klementi VI, i cili banonte në Avignon, urdhëroi kishën në tërësi të rijetësonte apo krijonte Formularin e Meshës[3] ose të ashtuquajturën “Proprium missarum”.


Një nga pikat më kulmore është kompozimi i Proprium Missae nga Orazio Benevoli në 1656, i cili u porosit nga vetë Papa Aleksandri VII, kur Caput Mundi u mposht nga epidemia e murtajës e shoqëruar me tifo, kolerë etj. Në vijim të këtij repertori, vlen të përmendet “Missa in angustia pestilentiae” e cila u shkrua me një stil përshkënditës muzikal, një vepër kolosale për gjashtëmbëdhjetë zëra dhe katër kore. Më pas kjo u gjykua si vepër madhështore e artit polikoral dedikuar pandemisë mortale. Këto mesha kolosale janë përshtatur edhe për ambiente më të vogla koncertante, midis të cilave janë theksuar si kryevepra, këtu vlen të përmenden; “ Litania de Beata” nga Claudio Mo-nteverdi, psalmi penitencial[4] “Miserere mei, Deus” nga Neapolitan Leonardo Leo dhe një motet me brendi të fortë to-nale nga Orlando di Lasso. Çuditërisht, thirrjet kundër murtajës nuk kanë qenë kurrë objekt i shoshitjes apo studimeve shkencore. Si rezultat i gjurmimeve të fundit, paraqitet një peizazh me ngjyrime të muzikës artistike në periudhën nga shekulli XIV deri në XIX. Këto gjetje të reja dhanë shtysën për të paraqitur shembuj të kësaj muzike në një projekt historik artistik shfaqur para pak kohësh, ku personalisht merrja pjesë edhe si soliste. Prej mesit të në-ntorit të vitit të kaluar nuk është më sekret në qarqet e muzikës mesjetare se perla të vërteta janë të fshehura në këtë repertor.


Në këtë kontekst, përtej vlerës së tyre – Novum, shfaqjet dhe prezantimet e muzikës kundër mu-rtajës (fillimisht në Koblenz dhe Këln), meritojnë sot interesim dhe vëmendje shumë të madhe, si një risi absolute në historinë e muzikës.Në aktualitetin ku jetojmë duket sikur projekti mbartte me vete largpamje (clairvoyance)!

Ja ku jemi sot! Jo ballë murtajës por koronës!

Në ditët dhe javët e virusit të koronës, pyetja më çikërrimë më shqetësonte: A mund të marr një kartolinë nga Bolonja, Firenze; ose lente apo aparat Nikon nga Kina? Po de, sepse kjo është pë-rfundimisht kërcënuese për jetën. Një pyetje menjëherë të ndërgjegjëson – a ke siguri? Sa dije, dhe transparencë kemi rreth situatës? Në fakt, pasiguria nis e përhapet nga hamendësia. Më pas ndien njëlloj se politikanët po bëjnë me Frikën politikë. Pse? Sepse frika është ngjitëse pa u pre-kur nga virusi. Kështu ka qenë gjithëhera, qoftë gripi i shpendëve, Ebola apo SIDA: Në çdo epide-mi demagogët nuk e kanë lënë pa e shfrytëzuar “orën e tyre të madhe”. Frikëndjellja bën përpara në mënyrë dramatike më shpejt se morti. Dhe pastaj tek kafja e lagjes na mbetet t’i themi shoqi-shoqit: Në fund të fundit, ma ha mëndja se hudhra dhe rakia do na qis në selamet!

A thua do të ndalet kjo Koronë?


Në kontekstin muzikor,corona është shenjë ndaljeje, stopimi (fermare në italisht) një pa-rabole, një formë e hapur (një pikë nën hark) një pauzë e papërcaktuar, e cila përdoret për t‘i si-njalizuar këngëtarit a instrumentistit që të zbukurojë apo ornamentojë sipas dëshirës së tij individuale finalen e një arieje, mesin apo qoftë dhe fundin e një frazimi të caktuar solistik.

Ndoshta atë stopim që s’e arriti tërmeti tek ne, po e arrin lite-rarisht korona. Dhe më vjen sërish muzika, ajo me të cilën kë-ndon lutjen e shpëtimit, lutjen magjibërëse, thirrjen e mrekullisë. Mirëpo në kohët tona mode-rne shpresën e kemi varur vetëm tek antivirusi, që do të mbërrijë atëherë kur t’i bëhet qejfi.


“I`’ve heard there was a secret chord

That David played, and it pleased the Lord

But you don’t really care for music, do you?”[5]


Epidemitë zgjasin shumë më shumë se mrekullitë. Lexova diku se këngëtarja italiane Gianna Nannini para dy ditësh kishte paralajmëruar një koncert virtual kundër “Vetmia-korona”, me dë-shirën e transmetimit të drejtpërdrejtë në internet nga shtëpia e saj në Milano (unë vetë nuk e ndoqa dot).”Ndodhem në Milano dhe dua të interpretoj solo disa këngë në internet në mënyrë që të gjithë të ndihemi pak më afër dhe më të sigurt”, shkruan ajo.” Ne do të bëjmë çmos për të ka-përcyer këtë kohë të tmerrshme së bashku” premtonte Nannini. Për mua ky shembull manife-ston ndërgjegjësim, përgjegjësi social-kolektive por dhe inkurajim.Teksa murtaja konsiderohet ende mishërim i sëmundjes apokaliptike, korona vërtet nuk ka një të kaluar të shkruar (që të na bëjë përshtypje), por duhet të kuptojmë se ajo po e shkruan historinë e saj tashmë. Sidoqoftë, detyra jonë qytetare është: të sillemi më me përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit. Nëse merrni përshty-pjen se fqinjët tuaj, kolegët, të afërmit nuk e bëjnë këtë, detyrojini ata të veprojnë me përgjegjësi sipas shembullit tuaj të mirë. Siç u guxua në Mesjetë – edhe ne për këtë arsye, në këtë kohë mortje, secili duhet të nisë nga vetja të mendojë për “ndihmë dhe shërim”.

Kjo është kënga prej nga nis sjellja jonë në mbrojtje të jetës.

Hallelujah!

© 2020, Eda Zari. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Publikuar më 16 Mars 2020 @ "Peizazhet e Fjalës"



[1] Shenjtor i murtajës me një trup qelibar. Sebastiani u adhurua për herë të parë në Ravenna, Spanjë dhe Afrikën e Veriut. Adhurimi i tij u rrit pas vitit 680, kur fundi i një epidemie të murtajës në Romë dhe Pavia i atribuohet faktit se reliktet e tij u bartën nëpër rrugët e qyteteve. Sebastiani është tradicionalisht një nga mbrojtësit e ushtarëve, harkëtarëve dhe besimtrarët luteshin në emër të tij kundër murtajës dhe epidemive të tjera.

[2] Kjo lutje dëshmohet tashmë në një fragment papirusi grek të shekullit të 3-të pas Krishtit.

[3]  Proprium përshkruan pjesët e Meshës së Shenjtë që ndryshojnë sipas vitit kishtar, rastit ose shqetësimit aktual-gjendje lufte, epidemi etj. Për tërësinë e teksteve liturgjike për një festë apo meshë specifike është emëruar ndryshe dhe si – Formulari i Meshës.

[4]Psalmet penitenciale janë një seri psalme që i kushtohen rrëfimit të fajit.

[5] “Hallelujah” nga Leonard Cohen.




91 views

Comments


bottom of page